Moti sot- I ndryshueshëm por i ngrohtë

Mbi vendin tonë moti sot do të jetë me re dhe i ndryshueshëm, i ngrohtë dhe në shumicën e kohës me periudha të gjata me diell. Do të fryejnë erëra të dobëta.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 13 në 19 gradë Celsius, kurse ajo e ditës më e larta nga 25 në 30 gradë.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për pacientët me një presion të paqëndrueshëm të gjakut./21Media