Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Sot mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Në orët e pasditës, mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat, krahasuar me dje, do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes 14 e 30 gradë Celsius.

Të premten, gjendja do të ndryshojë ca, dita do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat në pjesën e dytë mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë, ato do të sillën në mes 13 e 28 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë të shtunën pasdite, kur mund të ketë edhe rrebeshe shiu të përcjella me bubullimë.

Temperaturat në mëngjes do të sillën në mes 11 e 13 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 26 e 28 gradë Celsius./21Media