Moti për ditën e diel

E diela pritet të jetë ditë kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

“ Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohorë prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare “ thuhet tutje në njoftim.