
Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com
Moti për ditën e diel
19.9.2020 - 21:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Vranësirat gjatë ditës së nesërme do t’i takojnë shtresës së mesme dhe të lartë të troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë Celsius, njofton IHMK’ja.
Sipas Institutit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje.