Moti - Foto: Rtv21

Moti nesër, reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, reshjet më të theksuara priten në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë reshje të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Fushat barike mbesin me vlera të mbi normales, por kjo situatë meteorologjike mundëson që cilësia e ajrit të vazhdojë të mbetet e mirë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media