Foto: Atdhe Mulla

Moti nesër, paradite reshje bore

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende në orët e hershme të ditës parashihet të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës, pjesa tjetër e ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe pa reshje.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa. eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar Sylë Tahirsylaj ka treguar për KALLXO.com motin që do mbretërojë nesër dhe në vikend.

Ai tha se do të ndalen reshjet e borës dhe se do të ketë ngritje të temperaturave.

“Vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore, mirëpo me ditën e nesërme do të ndërpriten përkohësisht reshjet, nuk do të ketë as reshje të borës e as të shiut. Temperaturat do të luhaten minimalet nga -4 deri në  -9 gradë celsius ndërsa ato më të lartat ditore nga -1 në -3 gradë Celsius, është një mot i dimrit dhe do të ketë erë nga ana e veriu dhe veri lindjes prej 1/3 mphs. Ky mot do të vazhdojë të jetë edhe në ditën e shtunë dhe të diell”, tha Tahirsylaj.

https://kallxo.com/tahirsylaj-tregon-deri-kur-do-te-kete-bore/

Ai shtoi se ditën e hënë do të ketë reshje më të shtuara të borës nga rrafshi i Dukagjinit dhe më pak në rrafshin e Kosovës./21Media