Moti në Shqipëri

Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut pritet të riaktivizohen pas orës 06:00, fillimisht me intensitet të dobët e në mesditë e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe gjatë gjithë ditës. Në lartësitë mbi 300-400 metra në verilindje-lindje e në lartësinë mbi 500-600 jug-juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet deri mesatar.

Temperaturat minimale do të shënojnë nga -1 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 10 deri në 15 gradë celsius.

Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi 2-15 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare./rtv21/