Moti në Shqipëri

Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Shqiptar parashikohen ngrica të forta në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 3-10m/sek, por herë pas herë e vrullshme dhe me rrahje në brigjet detare deri në 18m/sek.

Temperaturat maksimale dhe minimale në qytetet kryesore të vendit do të jenë:

Shkodër -1/ 11 diell

Kukës -7/ 2 diell

Lezhë -2/ 9 diell

Dibër -10/1 diell

Durrës -3/ 11 diell

Tiranë 0/ 14 diell

Elbasan -1/ 9 diell pak re

Prapa grilave - Ilustrim

 

Polica ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur në Fushë Kosovë.

Dy ditë më parë një vajzë e mitur ka raportuar një rast të dhunimit seksual që ka ndodhur gjatë muajit qershor të këtij viti.

“Viktima (e mitur), në prezencë të prindit të saj në stacion policor ka raportuar, se në muajin qershor 2021 kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me të dyshuarin (i mitur )”, thuhej në njoftimin e policisë.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për KALLXO.com ka konfirmuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dje.

“Dje është arrestuar personi i dyshuar për rastin e dhunimit seksual që ka ndodhur në muajin qershor”, tha ajo.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.