Pamje nga bregdeti shqiptar | Foto: RTV 21

Moti në bregdetin shqiptar

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po influencojnë në territorin e Shqipërisë me paqëndrueshmëri të pjesshme të motit.

Moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore  dhe vranësira në relievet malore ku do të pasohen nga reshje shiu të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0  metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   14/30°C

Zonat e  ulëta   16/34°C

Zonat  bregdetare  19/31°C./21Media