Rana e Hedhur - Foto: Facebook/RanaehedhurShengjin

Moti në bregdetin shqiptar

Paraditja ka vijuar e kthjellët në gjithë territorin përjashtuar vranësira kalimtare në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen në zonat Lindore duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm, ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në bregdet dhe zonat e Ultësirës.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë ka sjell mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 36 gradë Celsius.

Era do vijojë të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor por në det vijon dallgëzim 1 ballë./21Media