Moti me vranësira të pjesshme

 

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.