
Mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com
Moti i Lig Lë pa Kuorum Komisionin
22.3.2018 - 10:44
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut nuk u shqyrtuan ndryshim-plotësimet e Ligjit për Liritë Fetare për mungesë kuorumi.
Kryetarja e këtij komisioni Duda Balje mungesën e kuorumit e arsyetoi me motin e lig që ka përfshirë Kosovën.
“Anëtarët e komisionit nuk kanë mundur të vijnë në Kuvend shkaku i motit shumë të keq”, tha Balje.
Ajo tregoi se mbledhja shtyhet për të hënën.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ishte paraparë të shqyrtonte ndryshim-plotësimet në Ligjin për Liritë Fetare.