Arkiv

Moti kryesisht i kthjellët

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, sot, në pjesën më të madhe të ditës, do të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Në orët e pasdites mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të sillën në mes 12 e 27 gradë celsius.

Nesër, pritet të ketë pak më shumë vranësira, ndërsa temperaturat do të jenë të përafërta me sot, ato do të sillën në mes 11 e 27 gradë celsius.

Meteorologët parashohin që gjatë kësaj jave, do të kemi mot me vranësira të pjesshme, kurse temperaturat, në mëngjes do të sillën në mes 10 e 11 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 26 e 27 gradë celsius.