Moti i vranët dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s.