Zjarr - Foto: REL/Ap

Moti i nxehtë shkakton zjarre masive në Spanjë

Qindra zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë zjarret në rajonin e Katalonisë së Spanjës, pasi temperaturat janë ngritur në 40 gradë celsius nëpër disa pjesë të Europës.

Zyrtarët thonë se zjarret mund të përhapen shpejt, dhe se janë me përmasat më të rënda në 20 vitet e fundit.

Temperaturat pritet të rritet më tej në shumë vende të Europës, gjatë tre ditëve të ardhshme, paralajmërojnë meteorologët.

Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të mërkurën temperaturat më të larta ndonjëherë në muajin qershor, teksa moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.​

Meteorologët kanë thënë se vala e të nxehtit nga veriu i Afrikës, është shkaktari i motit të tillë në Europë. (REL)