Moti gjatë javës, ja kur do të bjerë shi

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell.

Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimal të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media