12.03.2019
Moti, bora zbardhi shumë vende në Kosovë
12.3.2019 - 06:16
Mbi vendin tonë sot do të jetë mot i vranët, pjesërisht me shi dhe borë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë kthjellime. Mëngjesi i sotëm shumë vende ka gjetur të zbardhura nga bora.
Temperatura më e ulët gjatë ditës së sotme do të jetë nga zero në tre dhe më e larta nga katër në jug deri në 10 gradë Celsius në veri.
Ndërsa të mërkurën në mëngjes, do të jetë më ftohtë, në viset maloro-kodrinore me acar kyrse gjatë ditës kryesisht me diell dhe pak më e ngrohtë.
Të enjten, është parashikuar mot me re dhe i ftohtë, kurse në male borë.
Të premten, reshjet pritet të jenë më të rralla kurse moti pak më i ngrohtë,ndërkaq nga e shtuna moti kryesisht do të jetë me diell dhe dukshëm më i ngrohtë.