Senati i UP-së - Foto: KALLXO.com

Mospajtimet në UP, rektori thërret senatorët në takim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka humbur 24 programe studimore gjatë procesit të verifikimit dhe shqyrtimit të aplikacioneve të reja për akreditim të programeve.

Vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) kanë nxitur polemika të shumta mes rektorëve të universiteteve publike dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet të mbajë mbledhjen e ardhshme të premten (1 shkurt) në orën 11:00.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se kjo mbledhje është kërkuar nga rektori, Marjan Dema.

Në mbledhjen e së premtes është paralajmëruar se senatorët do të diskutojnë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Menaxhmenti dhe senatorët e UP-së pritet të diskutojnë rreth njoftimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) mbi akreditimin e programeve studimore në UP.

https://kallxo.com/terhiqet-akreditimi-i-74-programeve-ne-universitete/

KALLXO.com mbrëmë kishte raportuar për profesorin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së i cili kishte kundërshtuar grevën e përgjithshme të universiteteve publike, dhe kishte mbajtur përgjegjës rektorin Marjan Dema për vendimet e KShC-së, andaj edhe kishte kërkuar dorëheqjen e tij.

https://kallxo.com/profesori-i-up-se-kunder-greves-ne-universitete-kerkon-doreheqjen-e-marjan-demes/

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka kërkuar që universitetet publike dhe private të dorëzojnë ankesat e tyre të argumentuara në Komisionin e Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe të mos kërkojnë ndërhyrje politike në vendimet e tyre.

https://kallxo.com/ministri-u-drejtohet-universiteteve-dorezoni-ankesat-e-argumentuara-ne-komision/

https://kallxo.com/universitetet-publike-kerkojne-shkarkimin-e-anetareve-te-kshc-se-dhe-riakreditimin-e-programeve-te-kaluara/

https://kallxo.com/dokument-kshc-iu-pergjigjet-rektoreve-nuk-i-plotesuat-kriteret/

https://kallxo.com/rektoret-para-komisionit-per-arsim-ne-excel-pame-vetem-ngjyren-e-kuqe/

https://kallxo.com/kshc-sdo-te-kete-leshime-per-asnje-universitet-publik/

https://kallxo.com/apostolova-kunder-rektoreve-mbeshtet-agjencine-e-akreditimit/

https://kallxo.com/edhe-universitetet-nga-neser-ne-greve-rektoret-kerkojne-shkarkimin-e-ministrit-bytyqi/

https://kallxo.com/koliqi-kerkesat-e-rektoreve-jane-jashte-kompetences-se-tyre/

https://kallxo.com/edhe-ambasadori-amerikan-mbeshtet-keshillin-shteteror-te-cilesise/

https://kallxo.com/ambasadori-britanik-dhe-ai-gjerman-mbeshtesin-vendimet-e-keshillit-shteteror-te-cilesise/