Protesta në Pejë

Mospajtim Numrash Polici- Opozitë

Derisa në vlerësimin e policisë numri i pjesëmarrësve ishte 2 mijë, në vlerësimin e opozitës numri i pjesëmarrësve kalon 5 mijëshin.

“Sipas vlerësimeve pjesëmarrja e qytetarëve në ketë protestë ishte rreth 2000 pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.

Ndërsa zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi deklarohet ndryshe.

“Me mijëra, kanë qenë mbi 5000 protestues në Pejë”, tha ai për KALLXO.com.

Sipas Policisë, manifestimi protestues ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është raportuar asnjë incident i cili kishte me ndikuar në rrjedhën e protestës.

Edhe kjo protestë ka qenë e paralajmëruar në polici nga subjektet opozitare.