Pacoli në Greqi | Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

‘Mos e harroni Kosovën’- porosia e Pacollit për Europën

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli në një fjalim në Greqi e konsideroi Kosovën krijesë të Bashkimit Europian.

“Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës”, tha Pacolli, sipas një komunikatae të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Pacolli foli gjatë punimeve të ministerialit të vendeve të Procesit të Vishegradit (Poloni, Hungari, Republikë Çeke, Sllovaki), plus vendet e Ballkanit Perëndimor, në forumin kushtuar zgjerimit.

Ministri i Jashtëm deklaroi se Kosova e kishte të drejtën e lirisë së lëvizjes para 50 vjetësh.

Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë”, u tha Pacolli, homologëve të tij nga Bashkimi Europian të mbledhur në Greqi.

Pacolli tha se Europa pa Kosovën nuk është e plotë.

“Pa ne, Europa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme”, tha Pacolli.

Pacolli i bëri thirrjesSekretarit të shtetit për punët europiane dhe marrëdhëniet me jashtë të Sllovakisë Ivan Korçok që ky shtet ta njohë Kosovën.