Monodrama ‘Ëndrrat e Hamletit’ në festivalin ‘Bacau Fest’ në Rumani

Shfaqja ‘Ëndrrat e Hamletit’ produksion i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT dhe ITI-Qendra në Prishtinë, do të shfaqet nesër mbrëma, më 19 prill 2019 në Bacovia të Rumanisë, në kuadër të Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “Bacau Fest”.

Shfaqja ‘Ëndrrat e Hamletit’ është ftuar të jetë pjesë e programit “Guest Star Section”, që është niveli më i lartë i të këtij festivali Festivalit, në mesin e shumë shfaqjeve të njohura.

Teksti i shfaqjes është bërë nga Nina Mazur, bazuar në veprën e Shekspirit, “Hamleti, princi i Danimarkes”, ndërsa regjia dhe  interpretimi nga Mento Zymberaj.

Premiera e kësaj monodrame është dhënë vitin e kaluar në Teatrin “Dodona”, me muzikë të  Andin Randobrava, skenografia dhe kostumet nga  Zenin Ballazhi, ndriçimi nga Skender Latifi, toni Albert Gashi dhe koordinator Mirak Zymberaj.

Teksti për shfaqjen i përkthyer nga gjermanishtja  është bërë nga Arberore Berisha- Bicaj.

 

Ëndrrat, Mento Zymberaj, BACU