Monodrama ‘Artisti i vetëm’ jepet sot në Teatrin ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” do të shfaq sot  monodramën “Artisti i vetëm”  me tekst të shkrimtarit gjerman Ralph Hammerthaler  dhe regji të Naim Brerishës.

Për të përcjellë shfaqjen “Artisti i vetëm” që shfaqet sot në “Dodonë” në Prishtinë ndodhet autori Hammerthaler, i ftuar nga  stafi i shfaqjes.

Në shfaqje luan aktori Naim Berisha, i cili njëherësh është edhe regjisor i shfaqjes, ndërsa regjisor mbështetës është Shkëlqim Bunajku.

“Artisti i vetëm”, trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Personazhi i vetëm i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezentimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrefen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen.

Në fund Hans Klip vetlargohet dëshpërueshëm nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.