Dardan Molliqaj, VV. Foto: Kallxo.com

Molliqaj: Do të Takohemi për të Gjetur Rrugëdalje nga Kriza

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi mes zyrtarëve të mbetur dhe atyre të dorëhequr të VV-së për të gjetur një rrugëdalje nga kriza në të cilën është zhytur partia.

Molliqaj e ka quajtur lajm “shumë të mirë“ për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit vendimin e djeshëm të Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me grupin parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë.

Në këtë takim ai ka thënë se padyshim se do të marrë pjesë.

“Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi”, ka theksuar Dardan Molliqaj në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Megjithatë, Molliqaj thekson se ndihet tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.

Dardan Molliqaj është ndër zyrtarët e parë të lartë të Vetëvendosjes që ka dhënë dorëheqje nga funksionet në parti.

http://kallxo.com/doreheqja-e-molliqajt-nxit-polemika-pdk-vetevendosje/

Pos tij, dorëheqje në dhjetor 2017 ka dhënë edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, e disa zyrtarë të tjerë të lartë.

Dorëheqjet në Vetëvendosje nuk janë ndalur as sot. Zyrtari i fundit që dha dorëheqje është Frashër Krasniqi.

http://kallxo.com/biseda-ne-viber-qe-mund-ta-ndaje-vetevendosjen/