Dardan Molliqaj - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Molliqaj preferon që PSD të hyjë e vetme në zgjedhje

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se ai preferon që në zgjedhjet e ardhshme kjo parti të hyjë e vetme në garë.

Mirëpo e pranon se për këtë çështje ka mendime të ndryshme brenda partisë.

“Unë preferoj që PSD të jetë e vetme në garë. Ka mendime të ndryshme, nuk thash që duhet, por thashë që preferoj, sepse mendoj që do të ia jepte mundësinë PSD që të shfaqte më shumë profilin e saj luftarak”, tha tutje Molliqaj në intervistën e dhënë për KALLXO.com

Intervista e plotë: