Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Molliqaj: Formula e rrëzimit të Qeverisë është LDK-PSD

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë një debati në TV Dukagjin ka thënë së muajin e fundit kanë zhvilluar bisedime me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë, por pa Lëvizjen Vetëvendosjen.

Molliqaj bashkëpunimin mes dy partive për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj e quajti lajm të mirë për Kosovën.

“Unë kam fillu kontaktet më anëtarët e tjerë të LDK-së. Anëtaret e LDK-së i kanë veshtë të kthyer se çka po thonë PSD, ky është një lajm i mirë për Kosovën. Jo VV- LDK-PSD, sepse unë besoj që formula për rrëzimin e qeverisë aktuale është LDK-PSD. Ne po angazhohemi si PSD.  E që kjo të ndodhë duhen votat e Vetëvendosjes, Alternativës dhe më i gjet nja dy-tre deputetë tjerë që me rrëzu këtë qeveri e që duhet me u bo kjo”, deklaroi ai.

I pyetur se pse pikërisht me këtë parti opozitare e jo me Vetëvendosjen, Molliqaj u arsyetua duke u bazuar se në sondazhet e fundit ku del që partia e Albin Kurtit, VV ka rënie dukshëm krahasuar me LDK-në.

Gjithashtu sipas tij, vetëm PSD-ja dhe AAK-ja po shënojnë ngritje në sondazhin e fundit.