Dardan Molliqaj në një konferencë të VV-së - Foto: KALLXO.com

Molliqaj: E Montuar Aktakuza për Sulmin në Kuvend

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” doli sot në një konferencë për gazetarë për të folur rreth aktakuzës që dje prokurori Abdurrahim Islami ngriti ndaj aktivistëve të këtij subjekti politik.

Molliqaj tha se në aktakuzë nuk ka ndonjë gjë të re nga ato që ishin bërët ditura më herët.

“Në aktakuzën nuk ka asnjë dëshmi të re, pra për 4 muaj hetime, Prokuroria ka dështuar të sigurojë prova të cilat dëshmojnë se aktivistët tanë kanë kryer veprën për të cilën akuzohen,” tha Molliqaj.

Ai deklaroi se prokurori në aktakuzë nuk ka treguar se çfarë kanë bërë aktivistët e akuzuar.

Ky prokuror ka dështuar të na tregojë se çka kanë bërë këta aktivistë. Nuk thuhet në akuzë se çka ka bërë secili aktivist,” tha sekretari i Vetëvendosjes, Molliqaj.

Të njëjtën gjë e tha dje për KALLXO.com Florije Drevinja, avokatja e të akuzuarës Adea Batusha.

http://kallxo.com/avokatja-e-adea-batushes-prokurori-u-ngut/

Molliqaj në konferencë aktakuzën e Prokurorisë Speciale e cilësoi politike, të montuar dhe të porositur.

Ai akuzoi ministren e Drejtësisë se e kishte paralajmëruar këtë aktakuzë në një debat televiziv.

Ministrja e Drejtësisë nuk ka qasje dhe nuk duhet të ketë qasje në proceset gjyqësore, sepse pushtetet janë të ndara,” tha Molliqaj.

Dje për aktakuzën e ngritur në lidhje me sulmin në Kuvend, për KALLXO.com foli edhe prokurori Abdurrahim Islami.

http://kallxo.com/prokurori-rastit-flet-per-aktakuzen-ndaj-aktivisteve-te-vv-se/

Aktakuzën ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes” e siguroi po dje KALLXO.com, ndërsa shkroi për detajet e saj.

http://kallxo.com/detajet-e-aktakuzes-13-faqeshe-per-sulmin-ne-kuvend/