Valdete Bajrami | Foto: KALLXO.com

Mocioni i Opozitës të Mërkurën në Kuvend

Të mërkurën është caktuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të jetë pikë e vetme e rendit të ditës mocioni për votëbesimin qe qeverisë.

Sot partitë opozitare siguruan më shumë se 40 nënshkrime për mocionin, ndërsa mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nisi me gjysmë ore vonesë.

Lajmin për seancën ku do të votëbesohet qeveria e tregoi shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami.

Që mocioni të ketë sukses duhen votat e 61 deputetëve të Kuvendit.