Ngordhja e peshkut ne Mirushe

MMPH: Uji nuk është faktor i ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas analizave të bëra në laborator për ngordhjen e peshqve në lumin Mirusha ka dalë me rezultate.

Analizat tregojnë se nuk ka qenë shkaktarë uji për ngordhjen e peshqve.

“Sipas raportit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës brenda MMPH-së, del se uji nuk ka qenë faktor për ngordhjen e peshqve në Lumin Mirusha në Malishevë.
Përveç analizave të institutit, ekipi i inspektorëve të MMPH-së, sot ka qenë në terren së bashku me drejtorin dhe inspektorët komunal, ku në lumin Mirusha-Malishevë, gjatë inspektimit nuk kanë hasur në ndonjë biznes që operon apo ndonjë dëshmitar lidhur me aksidentin mjedisor në lumin Mirusha” thuhet në komunikatën e MMPH.

Ministria po ashtu ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të bëjë analiza për shkaktarin e ngordhjes së peshqve.

“Për të verifikuar edhe me tej shkaqet e ngordhjes së peshqve, pas kërkesës së MMPH-së, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të bëjë analizat për të konstatuar shkaktarin e ngordhjes së peshqve.
MMPH do t’iu mbajë të informuar në lidhje më këtë rast, dhe njëkohësisht inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me organet përgjegjëse për të çdo informacion në lidhje me shkaqet që mund të kenë shkaktuar këtë fenomen” bën të ditur Ministria.

https://kallxo.com/ngordhin-peshqit-ne-lumin-mirusha/

https://kallxo.com/mmph-ben-analiza-te-ujit-te-lumit-mirusha-per-te-kuptuar-shkaqet-e-ngordhjes-se-peshqve/

https://kallxo.com/apel-te-mos-peshkohet-dhe-te-mos-konsumohet-peshku-i-lumit-mirusha/