MKRS nuk heq dorë nga ndërtimi i Objektit të Operës dhe Baletit, ‘Dr. Ibrahim Rugova’

Ministria e Kulturës nuk ka hequr dorë nga ndërtimi i Objektit të Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, e as nga vendi ku është paraparë ndërtimi i këtij objekti, në hapësirën afër Fakultetit Teknik.

Zyrtarë të MKRS kanë bërë të ditur për Kallxo.com se ministria është duk punuar dhe deri në fund të këtij viti do të ketë gati projekti ideore i cili do të hartohet sipas kërkesave dhe nevojave të komuniteti artistik në vend.

Ndërsa synohet që në fillim të 2019 të vihet edhe gurthemeli i objekti që tashmë do të ketë një plan të ri nga ia i 2006-ës.

Tashmë sipas zyrtare të MKRS është duke u përmbyllur edhe ideja rreth hartimit të projekti për nderimin e Objekti “Dr. Ibrahim Rugova” dhe gjithçka do të jetë sipas kërkesave dhe nevojave që i duhen për zhvillimin e komunitetit artistike në vend.

Por, drejtues të institucioneve kulturore, të cilat presin ndërtimin  e objektit të Operës dhe Baletin shprehen skeptik rreth ndërtimit të këtij objekti në një periudhe afat shkurtër.

Përvojat e deri tashmë kanë treguar se premtimet e dhënë për ndërtimin e objekti të Operës dhe Baletin kanë mbetur vetëm premtime të parealizuara.

Synimet e MKRS-sç, gjithçka nga e para

Megjithatë zyrtarë të MKRS janë të vendosur që synimi i tyre për bërjen e vendit me një objekt moderne kulturor.  Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë  në një prononcim për Kallxo.com, se MKRS nuk ka hequr dorë nga ndërtimi i objekti e sa nga lokacioni.

Hoxha ka thënë se objekti që planifikohet të ndërtohet tek Fakulteti teknim do të jetë në përputhje të plotë e kërkesat dhe nejovja që i ka komuniteti artistik në vend.

Ai ka thënë se MKRS ka zhvilluar diskutime dhe debate të hapura me komunitetin kulturore dhe artistik në vend dhe rekomandimet e marra gjatë debateve janë inkorporuar në hartimin e detyrës projektuese.

“Tani jemi në fazën finale të hartimit të detyrës projektues të projekti dhe brenda këtij viti do të iniciohen proceduar për hartimin e projektit kryesor dhe sigurisht në fillim të viti të ardhshëm pritet të vihet gurë themeli për ndërtimin e sallës së operës  dhe baletit”, ka thënë Hoxha, duke pohuar se bëhet fjalë për një projekt të ri ideor që është në përputhej të plotë me nevojat e komunitetit artistik në vend.

Serioziteti i lëkundur i ministrisë

Në anët tjetër drejtori i Baletit Kombëtare të Kosovës, Ahmet Brahimaj, institucioni i cili pret ndërtimin e  objekti më shumë se një dekadë, pa thënë për Kallxo.com, se  dëshira për një objekti të tillë nuk ka munguar asnjë herë, por mbetët skeptik nëse vendi do të bëhet me një objekti të tillë në një periudhë afat-shkurtër.

“Ne jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e synimit të MKRS dhe e dimë edhe MKSR ka dëshirë që të arrijë synimet e saja, por praktikat kanë treguar që gjithçka ka mbetur  vetëm premtim,  dhe nuk ka një vetëdijesim të gjerë se investimi në infrastrukturën kulturore ka një rëndësi kruciale për jetën dhe zhvillimet kulturore në vend”, ka thënë drejtori i Baletit, Ahmet Bahimaj.

‘Saga’ për Objektin e Operës dhe Baleti

Vendimi për ndërtimin e Objektit të Teatrit të Operës ishte marrë në viti 2006, në kohen kur MKRS drejtohej nga Astrit Haraqija, ku edhe ishte vendosur për projekti ideor për ndërtimin e objekti dhe vendin e ndërtimit.

Vetëm në 2009 ishte arritur që të organizohet ceremonia vënies së gurthemelit, një ceremoni ku kishin marrë pjesë krerët e lartë të shteti. Nisën punime u dhënë mbi 700 mijë euro të taksapaguesve kosovarë për fillimin e ndërtimit, por, gjithçka stagnoi shumë shpejt dhe ajo çfarë mbeti nga ajo kohë është vetëm një gropë e madhe që jo pak herë shndërrohet në një liqe i mbushur me bretkosa.

https://kallxo.com/simfonite-e-bretkosave-ne-mocalin-e-operas-dhe-baletit/

 

U Nis për Teatër Opere, Mbeti ‘Pronë’ e Bretkosave

 

Përplasje Politike e ‘Simfoni Bretkosash’ në Debatin për Kulturën