Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës

MKRS: Në 2019 institucionet kulturore bëhen me nënkode buxhetore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga viti i ardhshëm planifikon t’i pajisë institucionet kulturore në vend me nënkode buxhetore.

Zyrtarë të MKRS-së kanë konfirmuar për Kallxo.com se MKRS dhe Ministria e Financave kanë arritur marrëveshjen për zgjidhjen e problemit të mënyrës së financimit financiar të institucioneve kulturore në vend.

Femi Hoxha, drejtor i Departamenti Ligjor në MKRS, ka pohuar për Kallxo.com se është arritur një marrëveshje në mes dy ministrive që pritet të zbatohet nga viti i ardhshëm.

“Ne tani me kemi një dakordim të plotë me Ministrinë e Financave dhe Institucionet e kulturës nga viti 2019 do të kenë nënkodet e tyre buxhetore dhe do te funksionojnë ashtu siç parashihet e legjislacionin financiar në fuqi”, ka thënë Hoxha.

Muajin e kaluar, MKRS kishte urdhëruar drejtuesi e institucioneve të kulturës që të mbyllin (bllokonin) llogaritë bankare të institucioneve.

Këtë vendim MKRS e kishe marrë pas krijuar pas konstatimeve të Zyrës Kombëtar të Auditimit se institucione kulturore janë duke shfrytëzuar llogari bankare të paautorizuar nga ana e thesarit të Ministrisë së Financave.