MKRS dhe ASHAK nënshkruajnë memorandum për digjitalizimin e dokumenteve

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj kanë nënshkruar të premten, më 21 shtator 2018,  një memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Mbështetja për zhvillimin e veprimtarisë arkivore dhe ngritja e kuadri profesional arkivor”.

Memorandumi do të zbatohet gjatë vitit 2018  dhe MKRS-ja do të investojë një  vlerë financiare prej 8 mijë eurove në këtë projekt.

Qëllim i këtij memorandumi, sipas një njoftimi të MKRS-së është krijimi i dokumenteve elektronike dhe aplikimi i normave bashkëkohore për zhvillimin e mëtutjeshme të veprimtarisë arkivore.

“Po ashtu, ky projekt do të mbështetë ngritjen dhe aftësimin e kuadrit profesional arkivor të angazhuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave por edhe të kuadrit arkivor në arkivat ndër komunale. Ku aktivitet gjithsesi ka mbështetje të plotë në Ligjin për Arkivin Shtetëror dhe Standardet Ndërkombëtare te Arkivistikës”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e MKRS-së.