Mbledhja e Qeverisë | Foto: ZKM

Mjete Financiare Shtesë për e-Prokurimin

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, ministri Hoti ka theksuar se mjetet financiare të ndara për KRPP në shumën prej 131,155 euro, kanë për qëllim mbulimin e obligimeve kontraktuese nga kontrata me operatorin ekonomik.

“Nga kjo shumë 61,155 mijë euro për shpenzime kapitale, si dhe 70 mijë euro për mirëmbajtjen e platformës elektronike, e cila kalon nga kontraktori në përgjegjësi të KRPP-së”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrit, këto mjete janë ndarë për mirëmbajtjen e teknologjisë informative, e cila do të sigurojë funksionimin normal të platformës së e-Prokurimit.