Foto-ilustrim, burimi: Wikimedia

Mjet i dyshimtë shpërthyes në Arllat

Një qytetar ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë duke hapur një kanal me ekskavator në oborrin e shtëpisë kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it amerikan.

Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit dje rreth orës 18:00.

Sipas njoftimit të Policisë, mjeti i dyshimtë është marrë me vete.