
Urgjenca e Spitalit të Pejës | Foto: KALLXO.com
Mjeku tregon gjendjen e të plagosurit në Pejë
Mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Bujar Vrella, ka dhënë detaje rreth personit të plagosur sonte me armë zjarri në Pejë.
Dr. Vrella tha për KALLXO.com se pacienti është i plagosur në të dy këmbët.
“Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka frakturë nën gjurin e djathtë. Është i plagosur në të dy këmbët”, tha dr. Bujar Vrella, kirurg.
Mjeku e konfirmoi se pacienti është i plagosur me armë zjarri.
Sipas tij, pacienti do të qëndrojë në repartin e Ortopedisë.
Në një incident të armatosur rreth orës 22 :00 te Parku i Vogël i qytetit është plagosur Besim Lajqi.
Lajqi ishte i shoqëruar nga Xhevdet Kelmendi kur persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tyre.
Prokurorja Sahide Gashi tha për KALLXO.com se dyshojnë se Xhevdet Kelmendi ishte caku i sulmit.
https://kallxo.com/plagosja-ne-peje-nje-pjesetar-i-familjes-kelmendi-po-e-shoqeronte-te-plagosurin/
Sipas prokurores Gashi, një veturë është gjetur e djegur.
Për këtë veturë dyshohet se është përdorur në sulmin në të cilin mbeti një person i plagosur.
https://kallxo.com/prokurorja-digjet-vetura-qe-dyshohet-se-u-perdor-ne-plagosjen-ne-peje/
www.kallxo.com