Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Mjeku Gjakovar kërcënohet me vdekje


Oda e Mjekeve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit ndaj mjekut S.B në spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, duke shprehur shqetësime për kërcënimet e mjekëve në vendin e punës.

OMK njofton se mjeku është kërcënuar me jetë nga ana e familjarëve të një paciente të cilës i ishte konstatuar vdekja në QKUK.

“Më datë 25 mars 2019, nga përfaqësuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë jemi njoftuar lidhur me kanosjen e anëtarit tonë në vendin e punës duke ushtruar detyrën e tij zyrtare dhe profesionale, mjekut S.B. Rasti në fjalë është pjesë e fenomenit kriminal i cili është duke ndodhur tani më në përditshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarisë mjekësore”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë kanë paralajmëruar protestë në përkrahje të kolegut të tyre.