QKUK | Foto: KALLXO.com

Mjekët urologë përfundojnë grevën

KALLXO.com ka mësuar se Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë ka hequr dorë nga greva.

Në një email dërguar drejtorisë së SHSKUK-së, drejtori i kësaj Klinike, Sabit Mehmeti, ka njoftuar se tashmë urologët kanë filluar punën e tyre.

“Klinika e Urologjisë sot ka zhvilluar punën me sallën operative dhe ambulant specialistike. Shumica e Urologëve kanë qenë pro pezullimit të grevës “ ka thënë ai.

Sipas drejtorit Sabit Mehmeti edhe nesër do të ketë program operativ në këtë Klinikë.