Vizita dhe homazhet e mjekëve amerikanë në Prekaz - Foto: QKUK

Mjekët amerikanë bëjnë homazhe në Kompleksin ‘Adem Jashari’

Mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë sot homazhe te Kompleksi Memorial ”Adem Jashari”.

Gjatë vizitës në Prekaz, mjekët amerikanë ishin të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, nga udhëheqësi i organizatës “Kosovo Hope”, Berat Gegaj dhe nga Osman Veliu, drejtor për Shëndetësi në Komunën e Skenderajt.

“Ekipi  mjekësor nga ShBA, po qëndron në Kosovë për herë të tretë me iniciativë të ‘Kosova Hope’, me ç’rast do të kontrollojnë pacientët e Kosovës dhe do të trajnojnë stafin vendas”, njofton QKUK.

Sipas tyre, bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur ndërmjet ShSKUK dhe “Kosovo Hope” parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK të shkojë për trajnim në ShBA.