Foto-ilustrim

I Mituri Vjedh 38 Mijë Euro

Një rast i vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 5 tetor në Prishtinë ka marrë epilog.

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit – person i moshës së mitur, i cili dyshohet se viktimës ia kishte vjedhur 38 mijë euro.

Pas intervistimit, i dyshuari ia kthyer viktimës 11.000 euro.

Ndërsa gjatë bastisjes i janë gjetur edhe 6.300 euro, të cilat po ashtu i janë kthyer viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, ka ndodhur në rr. “Nexhmedin Llumnica”, në kryeqytet.