Mitrovicës i kthehet rryma

Qyteti i Mitrovicës tashmë ka energji elektrike pasi kishte pasur ndërprerje dhe reduktime për disa ditë pas djegjes së një trafostacioni.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri në Facebook.

“Tashmë i gjithë qyteti i Mitrovicës ka energji elektrike, si rezultat i punës së palodhshme që kanë bërë për pesë ditë nga punëtorët e KEDS-it, KOSTT-it dhe angazhimit maksimal nga ministri i MZhE-së, Valdrin Lluka. Furnizimi i Mitrovicës me rrymë është mundësuar pas instalimit të trafostacionit të ri prej 63 MË në “Trepçë”, të cilin sot e kam vizituar gjatë ditës”, shkroi Bahtiri në Facebook.