Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, regjistron kundërligjshëm një shtetas turk, arrestohet

Njësia policore në Mitrovicë ka arrestuar dje një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas policisë i dyshuari në mënyrë të kundërligjshme kishte regjistruar në regjistrin e gjendjes civile një shtetas turk.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.