Mitrovicë, plagoset një grua

Një vrasje në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.

Një person ka tentuar të vras një grua, duke shtënë me armë zjarri dy herë në të.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00. Një grua ka mbetur e plagosur. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja, ka konfiskuar armën dhe ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Zahiti ka thënë se shkaqet e këtij rasti nuk dihen ende, por që rasti nga ana e policisë po cilësohet si vrasje në tentativë.