Ilustrim

Mitrovicë: Hetuesit e antidrogës sulmohen me thikë prokuroria liron sulmuesit

Sot rreth mesditës, dy persona kanë sulmuar policët e Kosovës në parkun e qytetit në Mitrovicë e Jugut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se dy persona janë ndaluar pas këtij sulmi dhe më pas janë liruar.

“Dy persona janë arrestuar dhe tash janë liruar ndërsa rasti është iniciuar ndaj personave zyrtar në krye të detyrës zyrtare”, tha Zahiti.

“Këto janë informatat e para që i kemi nga ky rast”, tha zëdhënësi Zahiti.

KALLXO.com mëson se deri të incidenti ka ardhur kur zyrtarët policorë ishin duke kryer detyrën e tyre ne parkun e qytetit të Mitrovicës.