Ilustrim

Mitrovicë - E dyshuara e gjuan me mjete të kuzhinës policen që po e arrestonte

Një burrë dhe një grua të komitetit boshnjak janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia.

Rasti sipas raportit ditor të policisë ka ndodhur në Mitrovicë.

Dy të dyshuarit kishin prishur rendin dhe qetësinë publike ndërsa gjatë arrestimit të të dyshuarës e cila sipas policisë dyshohet të jetë me probleme psikik, kishte sulmuar me pajisje të kuzhinës zyrtaren policore.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.