Mitrovica veriore - 18.03.2020

Mitrovicë: Burgoset me dyshimin se vodhi një ‘kolicë’

Prokuroria e Mitrovicës ka vendosur ta mbajë në burg një person i cili dyshohet se vodhi një karrocë dore e cila në treg ka një vlerë më të vogël se 25 euro.

Sipas raportit të policisë një qytetar nga Mitrovica Veriore ka raportuar se karroca e tij ishte vjedhur.

Njoftimi sqaron se policia ka arritur të zbuloj se kush është personi i dyshuar për vjedhje. I dyshuari pas arrestimit e ka pranuar veprën ndërsa ka deklaruar se karrocën e ka shitur.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorisë e ka paraburgosur për 48 orë personin ndërsa nuk ka njoftime nëse ai është recidivist i rasteve të vjedhjeve.

Me një nivel të lartë të korrupsionit në Kosovë shumica e rasteve të korrupsionit gjykohen pa u paraburgosur njerëzit e dyshuar për keqpërdorim të qindra mijëra eurove.

Raportet e OJQ-ve tregojnë që shumica e këtyre rasteve kalojnë pa vendime për paraburgim.