
Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com
Mitrovicë: Arrestohet për organizim të lojërave të fatit
19.7.2019 - 18:30
Është arrestuar një burrë nga Mitrovica, si i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit në lokalin e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, si provë materiale janë konfiskuar një PC kompjuter, disa pajisje të cilat janë përdorur për organizim të lojërave dhe para të gatshme.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.