Mitrovicë, arrestohet një person për shantazh

Një person është arrestuar nga Policia në Mitrovicë, i dyshuar për veprën penale shantazh.

Sipas policisë, një grua më 18 tetor kishte raportuar në polici se është shantazhuar përmes rrjetit social Facebook, pasi kishte pranuar mesazhe nga një person i panjohur.

Pas hetimit të rastit nga hetuesit policorë, më 22 tetor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar V.Z, 25 vjeçar.

Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar telefonin e personit të dyshuar i cili është përdorur për veprën penale shantazh.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes rrjetit social ka shantazhuar viktimën e rastit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda procedohet në Prokurori.