Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, arrestohet me mbi 10 kilogramë drogë në Golf 2

Më shumë se 10 kilogramë drogë janë gjetur dje në një veturë nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, droga është konfiskuar gjatë një pike kontrolli, ku është ndaluar një veturë Golf 2, dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari B.R., 29 vjeçar, dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme rezulton rreth 10 kilogramë e 550 gramë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit B. R., 29 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.