ilustrim

Mitrovicë, arrestohen dy persona për shtije të drogës në një lokal

Dy persona janë arrestuar nga policia në Mitrovicë për shitje të substancave narkotike në një lokal.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në trupin e njërit person të dyshuar janë gjetur gjashtë paketime me substancë narkotike.

Policia ka bastisur edhe lokalin e personit të dyshuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Pasi pronari i lokalit nuk kishte asnjë dokumentacion për biznesin e tij, policia ka ftuar në vendin e ngjarjes inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin.

Pas intervistimit të  dy personave të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.