Mitrovica e vendosur që bizneset të mos punojnë të dielave

Muaj më parë kryetari i komunës së Mitrovicës kishte marr vendim që bizneset afariste të mos punonin të dielave.

Edhe në këto ditë të ngrohta vere ky vendim i komunës është duke u respektuar në përpikëri.

Këtë e kanë bërë të ditur inspektorët komunal të kësaj komune gjatë mbajtjes së mbledhjes së bordit të drejtorëve

“Inspektorët komunalë kanë njoftuar se me 7 korrik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës, me ç’rast vendimi i kryetarit të komunës Agim Bahtiri që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë është duke u respektuar në përpikëri”, thuhet në një komunikatë të komunës së Mitrovicës.

Po ashtu drejtori për Buxhet dhe Financa, Shukri Gashi, ka njoftuar bordin lidhur me orarin e mbajtjes së dëgjimeve buxhetore për projekt- buxhetin e komunës për vitin 2020-2022.

Gashi ka thënë se do të mbahen gjithsej gjashtë dëgjime, në të cilat do të marrin pjesë qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe grupeve tjera të interesat, të cilët kanë mundësinë të japin vërejtjet dhe propozimet e tyre që do të bëhet përpjekje të përfshihen në buxhet.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-insiston-qe-bizneset-te-mos-punojne-te-dielave/