Misteri i vrasjes së Egzon Mazrekajt
22 vjeçari nga Sopia e Suharekës u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij nga një person ende i panjohur për policinë.
I plagosur në këtë sulm mbeti edhe babai i tij Naimi.
Drita Mazreku tregon për tmerrin e familjes së tyre.
“Kam qenë duke i pastruar fëmijët kur e kam dëgju një zhurmë. I thashë Egzonit se çfarë është kjo zhurmë dhe ai doli të shohë në oborr,” rrëfen ajo.
Viktima kishte parë diçka të dyshimtë dhe porosia e tij e fundit ishte “babi mos dil”.
“Naimi e ka shty ai ka hy në shkallë dhe u rrokë me Egzonin. Xoni më ka thënë largohu oj Dritë se ka armë,” rrëfen Drita.
Në sekondat e radhës drita kishte dëgjuar 4-5 të shtëna dhe e kishte parë Egzonin të shtrirë për tokë. Dorasi nuk ishte ndalur së qëlluari. Pas Egzonit tre plumba mori edhe babai Naimi.
“Më ka shty mu, burri ka dashtë me e kapë me e nxënë, por e ka rrëzua burrin dhe e ka qëllua tri herë,“ tregoi Drita Mazreku.
“Edhe Naimin e ka plagosë, i kam hipë përmbi edhe i kam mshu me grushte. I kam thanë që policinë e lajmëroj dhe ai ka ikur,” rrëfen Drita.
Gruaja kishte tentuar që të zbuloj se kush ishte personi por i njëjti ishte kthyer për ta ri konfirmuar se askush nuk po e ndjek
“Nuk ka pas maskë i kom mshu atij njeri me duar të mia para syve e kom pas, po fytyrën nuk ja kom pa qysh duhet,” thotë Drita.
Kushëriri i viktimës Eshref Mazreku kërkon drejtësi për këtë rast. Në të pamën e familjes Eshrefi tregon se ngushëllimi i vetëm është zbardhja e këtij rasti.
KALLXO.com për vrasjen e Egzon Mazrekajt shkroi edhe ditën kur ajo ndodhi.
http://kallxo.com/vritet-nje-25-vjecar-ne-suhareke/